Link Insurance Brokers është kompani ndërmjetësuese për sigurime dhe risigurime, e licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës ne vitin 2019.
Kompania u themelua dhe udhëhiqet nga persona të kualifikuar, kompetentë dhe me eksperiencë mbi 15 vjeçare në tregun e sigurimeve.
Link ofron këshilla profesionale në identifikimin e rreziqeve të sigurimit, prioritizimin e tyre dhe asistencë në përzgjedhjen e duhur dhe adekuate të mbulesës siguruese me kompanitë e sigurimeve me çmimet me të mira në treg.
Jemi të përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientë përmes gjetjes së zgjidhjeve të shpejta dhe kreative për sfidat e përditshme.
Stafi
Link ka staf të kualifikuar me eksperiencë në sigurime dhe risigurime, të cilët kanë punuar në industri në pozita dhe kompani të ndryshme.
Menaxhmenti i kompanisë ka ekspertizë teknike për vlerësim dhe menaxhim të rreziqeve, marrje në sigurim/risigurim, menaxhim të dëmeve dhe kujdes ndaj klientëve.
Tek ne punohet në përputhje me politikat më të mira qeverisëse, duke u siguruar vazhdimisht se klientët shërbehen shpejt, në mënyre profesionale dhe transparente.
Përgjegjësia shoqёrore e kompanisë
Kompania LINK Insurance Brokers ёshtё nё dijeni qё suksesi nё biznes varet nga angazhimi, pajtueshmёria me detyrimet ligjore dhe rregullative, me ndjeshmёri pёr çёshtjet sociale etj. Andaj, nё tё gjitha veprimet e saj, kompania do t’i ketё parasysh çёshtjet e komunitetit tё gjerё, duke pёrfshirё interesat lokale dhe kombёtare, dhe tё angazhohet tё respektojё ligjin dhe tё veprojё sipas ligjit nё mёnyrё qё tё arrijё tё kontribuojё pёr zhvillimin ekonomik dhe social pёr komunitetet nё tё cilat e drejton biznesin.
Misioni
E udhehequr nga një ekip profesionist me përvojë të gjatë në treg, LINK do të jetë lidhja më e shpejtë dhe e sigurt në mes të klientëve dhe kompanive të sigurimeve.
Çka na dallon prej të tjerëve?
Në treg ka shumë brokerë të sigurimeve, por ajo që e bën dallimin në mes LINK dhe brokerët tjerë është shpejtësia dhe korrektësia në ofrimin e shërbimeve përmes vlerave tona thelbësore si:
- Staf professional dhe i dedikuar për t’u sherbyer klientëve
- Partneritet afatgjatë me klientët
- Shërbime të shpejta, inovative
- Mirëbesim dhe transparencë gjatë proceseve dhe komunikimit
- Llogaridhënie dhe punë ekipore e shkëlqyeshme
- Broker me qasje proaktive dhe inovative