Malli në transport

Sigurimi i mallit ne transport mbulon humbjet dhe dëmet që pësojnë mallrat gjatë transportimit të tyre, të destinuara për tu tregtuar, ose transferuar në pronarë të rinj. Në këtë kontekst i Siguruari duhet të ketë interes të sigurueshëm në mallin ose mallrat objekt sigurimi, në momentin e ndodhjes së dëmit.
Ky sigurim fillon që nga koha që mallrat lëvizin (të ngarkuara në mjetin e parë të transportit), nga magazina ose vendi i magazinimit në vendin e përcaktuar në kontratë për fillimin e transportimit ose tranzitit, vazhdon përgjate kursit të zakonshëm të tranzitit dhe përfundon me dorëzimin e tyre te Pritësi i mallit në magazinen përfundimtare.