Prona juaj është një investim i madh. Mbrojtja e këtij investimi nuk duhet të jetë sfidë e madhe për ju. Tek ne ju mund të gjeni një mënyrë të zgjuar dhe të përshtatshme për të mbrojtur investimin tuaj. Sigurimi i pronës, ështe mbrojtja me e mire ndaj rreziqeve që i kanosen pronës dhe pasurisë suaj, si nga zjarri, vjedhja, kushtet atmosferike dhe klimatike.
Objekt i këtij sigurimi mund të jenë prona/pasuria e luajtshme dhe ajo e paluajtshme, individuale ose biznesore
Qëllimi i sigurimit të pasuris – pronës është kompenzimi i dëmeve në pasuri si pasojë e ndodhive të papritura, të paparashikuara dhe aksidentale, e të cilat dëme do ti vendosnin njerëzit dhe bizneset e tyre në vështërsi financiare dhe ekonomike.
Link Brokers në bashkëpunim me Kompanitë e Sigurimeve ju ofron mbrojtje financiare për humbjet apo dëmtimet që vijnë nga:
–Zjarri, eksplodimi, rrufeja;
–Tërmeti;
–Tymi;
–Stuhia;
–Përmbytja;
–Trazirat, trazirat civile;
–Vandalizmi;
–Sigurimi nga vjedhja etj.