Kalo te përmbajtja
LINK – Broker sigurimesh / Insurance Brokers

Rreth nesh

Jemi të përkushtuar ndaj ndërtimit të marrëdhënieve afatgjata me klientët, duke gjetur zgjidhje të shpejta dhe krijuese për sfidat e përditshme.

LINK Insurance Brokers është kompani ndërmjetësuese për sigurime dhe risigurime, e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës në vitin 2019.

Kompania u themelua dhe udhëhiqet nga persona të kualifikuar e kompetentë, me mbi 23 vjet përvojë në tregun e sigurimeve.

LINK ofron këshilla profesionale për identifikimin e rreziqeve të sigurimit dhe renditjen e tyre sipas përparësisë, si dhe asistencë në përzgjedhjen e mbulimit të përshtatshëm nga kompanitë e sigurimeve me çmimet më të mira në treg.

E licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës
2019
vite në tregun e sigurimeve
7
vite përvojë e themeluesit
23+

Stafi

LINK ka staf të kualifikuar me përvojë në sigurime dhe risigurime. Anëtarët e stafit kanë punuar në industri, në pozita dhe kompani të ndryshme.

Menaxhmenti i kompanisë ka ekspertizë teknike në vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve, marrjen në sigurim dhe risigurim, menaxhimin e dëmeve dhe kujdesin ndaj klientëve.

Punojmë në përputhje me praktikat më të mira të qeverisjes, duke u siguruar që klientët të shërbehen shpejt, në mënyrë profesionale dhe transparente.

Faruk Gashi, Jehona Istogu Bublaku, Aida Selimi Shabani – LINK Insurance Brokers
  • Faruk Gashi

    Faruk Gashi

    Partner, CEO

    Me mbi 23 vjet përvojë në tregun e sigurimeve, në pozita dhe role të ndryshme, Faruku ka qenë gjithmonë i përqendruar te klientët. Ai themeloi kompaninë LINK për t’i ofruar tregut një kompani brokerimi që përfaqëson interesat e klientëve me profesionalizëm dhe korrektësi.

    Faruku është ekonomist i diplomuar dhe kontabilist. Puna në sigurime i mundëson të përmbushë pasionin e tij për zgjidhjen e problemeve.

  • Jehona Istogu Bublaku

    Jehona Istogu Bublaku

    Zëvendëskryeshefe ekzekutive

    Jehona iu bashkua ekipit të LINK për të sjellë përvojën dhe profesionalizmin e saj në trajtimin e kërkesave të klientëve për sigurime.

    Për Jehonën, industria e sigurimeve është shumë interesante, veçanërisht kur kërkesat dhe ofertat e tregut kuptohen drejt. Pikërisht këtu roli i saj është i pazëvendësueshëm.

    Studimet në ekonomi e kanë ndihmuar Jehonën të kuptojë industrinë dhe çështjet më komplekse që lidhen me sigurimet, duke e bërë bashkëpunimin me të shumë të këndshëm.

  • Aida Selimi Shabani

    Aida Selimi Shabani

    Partnere menaxhuese

    E pasionuar pas sigurimeve dhe me mbi 22 vjet përvojë në treg, Aida themeloi kompaninë LINK së bashku me Farukun për të ofruar shërbime profesionale dhe për të përfaqësuar interesat e klientëve përballë kompanive të sigurimeve.

    Profesioni i juristes e ka ndihmuar të kuptojë edhe detajet më komplekse të kontratave të sigurimit dhe risigurimit, si dhe t’u propozojë klientëve zgjidhjet më të mira.

Përgjegjësia shoqërore e kompanisë

LINK Insurance Brokers është e vetëdijshme se suksesi në biznes varet nga përkushtimi, pajtueshmëria me detyrimet ligjore dhe rregullatore, si dhe ndjeshmëria ndaj çështjeve sociale. Prandaj, në të gjitha veprimet e saj, kompania merr parasysh nevojat e komunitetit të gjerë, përfshirë interesat lokale dhe kombëtare. Ajo angazhohet të respektojë ligjin dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik e social të komuniteteve ku ushtron veprimtarinë.

Misioni

E udhëhequr nga një ekip profesionist me përvojë të gjatë në treg, LINK do të jetë lidhja më e shpejtë dhe më e sigurt mes klientëve dhe kompanive të sigurimeve.

Çka na dallon prej të tjerëve?

Në treg ka shumë brokerë sigurimesh, por LINK dallohet nga brokerët e tjerë për shpejtësinë dhe korrektësinë në ofrimin e shërbimeve, të mbështetura në vlerat tona thelbësore:

A jeni duke kërkuar shërbime nga brokerët tanë?

Na kontaktoni