Sigurimi i mallit në transport mbulon humbjet dhe dëmet që pësojnë mallrat gjatë transportit për tregtim ose transferim te pronarë të rinj. I siguruari duhet të ketë interes të sigurueshëm në mallrat objekt sigurimi në momentin e dëmit. Mbulimi fillon kur mallrat lëvizin, të ngarkuara në mjetin e parë të transportit, nga magazina ose vendi i ruajtjes i përcaktuar në kontratë si pikënisje. Ai vazhdon përgjatë rrugës së zakonshme të transportit dhe përfundon me dorëzimin e mallrave te marrësi në magazinën përfundimtare.




