Po udhëtoni pa sigurim? A keni menduar për të papriturat që mund t’ju ndodhin? Sigurimi i shëndetit në udhëtim ju ndihmon të udhëtoni më të qetë dhe të mbrojtur ndaj problemeve të papritura.
Sigurimi i shëndetit në udhëtim mbulon shpenzimet emergjente mjekësore dhe spitalore që rezultojnë nga një sëmundje akute ose aksident gjatë udhëtimit apo qëndrimit në një shtet të huaj, jashtë territorit të Kosovës. Ky produkt mbulon edhe shpenzimet e riatdhesimit të personit të siguruar nga vendi ku ka ndodhur sëmundja ose aksidenti për në Kosovë, në rast humbjeje jete ose sëmundjeje që ka shkaktuar paaftësi të plotë, kur riatdhesimi rekomandohet nga mjeku.



