Kalo te përmbajtja
LINK – Broker sigurimesh / Insurance Brokers

Sigurimi nga aksidentet personale

Sigurimi nga aksidentet personale u ofrohet personave që paraqesin kërkesë për t’u siguruar, përfshirë në kuadër të veprimtarisë së tyre profesionale. Ai ofron mbulim dhe dëmshpërblim kur një aksident shkakton pasoja të tilla si:

  • Paaftësi e përkohshme
  • Paaftësi e përhershme
  • Humbje e jetës

Këto pasoja mund të vijnë nga ngjarje aksidentale, të papritura, të paparashikuara dhe të dhunshme, që veprojnë nga jashtë dhe shkaktojnë dëmtime fizike të vërtetueshme objektivisht.