Kalo te përmbajtja
LINK – Broker sigurimesh / Insurance Brokers

Sigurimi KASKO

Sigurimi KASKO është sigurim vullnetar që kompenson pronarin e mjetit motorik për dëmet që pëson vetë mjeti në aksidente rrugore, edhe kur drejtuesi është përgjegjës për aksidentin, si dhe për dëme nga rreziqe të tilla si:

  • Përplasja dhe përmbysja
  • Zjarri, shpërthimi dhe rrufeja
  • Katastrofat natyrore
  • Thyerja e xhamave
  • Vjedhja*
  • Aktet keqdashëse

* Ky mbulim zbatohet vetëm në skemën e sigurimit KASKO të plotë.

Dëmtimet e automjeteve janë shumë të shpeshta. Sigurimi KASKO ju ndihmon të shmangni barrën financiare shtesë të riparimit të automjetit tuaj.