Kalo te përmbajtja
LINK – Broker sigurimesh / Insurance Brokers

Sigurimi i pronës

Prona juaj është një investim i madh. Mbrojtja e saj nuk duhet të jetë sfidë e madhe për ju. Te ne mund të gjeni një mënyrë të përshtatshme për të mbrojtur investimin tuaj. Sigurimi i pronës ofron mbrojtje ndaj rreziqeve që i kanosen pronës dhe pasurisë suaj, si zjarri, vjedhja dhe kushtet atmosferike e klimatike.

Objekt i këtij sigurimi mund të jetë pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme, personale ose e biznesit. Sigurimi i pronës ka për qëllim kompensimin e dëmeve nga ngjarje të papritura, të paparashikuara dhe aksidentale, të cilat mund t’i vënë njerëzit dhe bizneset e tyre në vështirësi financiare e ekonomike.

LINK Insurance Brokers, në bashkëpunim me kompanitë e sigurimeve, ju ofron mbrojtje financiare për humbjet ose dëmet që shkaktohen nga:

  • Zjarri, shpërthimi dhe rrufeja
  • Tërmeti
  • Tymi
  • Stuhia
  • Përmbytja
  • Trazirat dhe trazirat civile
  • Vandalizmi
  • Vjedhja dhe rreziqe të tjera